Si u shpëtuan prindërit kur i biri i kërcënoi me thikë?
Një ndërhyrje e shpejtë e policisë në Himarë çoi në shpëtimin e dy prindërve nga një situatë e rrezikshme në shtëpi. Ngjarja përfshinte një 35-vjeçar, Spiro Dhimaleksi, i cili, në gjendje të turbullt psikologjik, kishte izoluar prindërit e tij 60 dhe 65 vjeç në një dhomë dhe i kërcënoi me thikë. Menjëherë pas sinjalizimit, patrulla mbërriti në vendngjarje dhe nisi bisedimet me të riun me qëllim zgjidhjen paqësore të konflikit. Pas më shumë se një ore përpjekjesh, një efektiv vendas arriti të fli
Një ndërhyrje e shpejtë e policisë në Himarë çoi në shpëtimin e dy prindërve nga një situatë e rrezikshme në shtëpi.
Ngjarja përfshinte një 35-vjeçar, Spiro Dhimaleksi, i cili, në gjendje të turbullt psikologjik, kishte izoluar prindërit e tij 60 dhe 65 vjeç në një dhomë dhe i kërcënoi me thikë.
Menjëherë pas sinjalizimit, patrulla mbërriti në vendngjarje dhe nisi bisedimet me të riun me qëllim zgjidhjen paqësore të konflikit.
Pas më shumë se një ore përpjekjesh, një efektiv vendas arriti të fliste drejtpërdrejt me autorin, duke ndihmuar në qetësimin e situatës.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, i dyshuari tentoi t’i shkaktonte dëm vetes me mjet prerës, duke marrë një plagë në zonën e barkut.
Punonjësit ndërhyen menjëherë, i privuan mjetin prerës dhe e detyruan të mos kërcënojë më, gjë që bëri të mundur daljen e prindërve pa lëndime.
Më pas i riu u shoqërua në Komisariatin e Policisë Himarë dhe më tej u transportua në Vlorë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal; më vonë u referua për vlerësim dhe trajtim në shërbimet psikiatrike.