E vërteta pas dritave të Stajkës: çfarë po thonë dëshmitarët?
Fshati Stajke u lidh kohët e fundit me rrjetin, pas dy dekadash pa energji, sipas Dod Martinit, banor i zonës. Ai tha se rikthimi i dritave ndodhi së fundmi dhe shtoi se nuk pati asnjë bisedë lidhur me votën ose mbështetje politike me kryebashkiakun. Punonjësi i OSHEE, Frrok Marku, shpjegoi se puna e riparimit u realizua duke përdorur materiale të siguruara nga OSHEE dhe nuk lidhej me strukturat e Bashkisë. Ai gjithashtu mohoi çdo kontakt politik me Shkrelin. Elektricisti lokal Antonio Bashaj de
Fshati Stajke u lidh kohët e fundit me rrjetin, pas dy dekadash pa energji, sipas Dod Martinit, banor i zonës. Ai tha se rikthimi i dritave ndodhi së fundmi dhe shtoi se nuk pati asnjë bisedë lidhur me votën ose mbështetje politike me kryebashkiakun.
Punonjësi i OSHEE, Frrok Marku, shpjegoi se puna e riparimit u realizua duke përdorur materiale të siguruara nga OSHEE dhe nuk lidhej me strukturat e Bashkisë. Ai gjithashtu mohoi çdo kontakt politik me Shkrelin.
Elektricisti lokal Antonio Bashaj deklaroi se instrukset për punimet erdhën nga eprorët brenda OSHEE, jo nga drejtuesi i bashkisë.
Izmir Muçaku, gjithashtu elektricist në OSHEE, bëri të ditur se ka punuar dy ditë në vendosjen e shtyllave dhe telave të rinj dhe se u përdorën mjetet e shërbimit elektrik.
Në seancën e Gjykatës së Posaçme po vazhdojnë hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje; Prokuroria vijoi pyetjen e dëshmitarëve të thirrur.
Takimi tjetër gjyqësor është caktuar për 27 prill në orën 13:00, dhe pritet që të paraqiten edhe katër dëshmitarë të tjerë.