E habitshme: Dy trupat që trazuan skenën me 'Mamalia'
Mbrëmë, Maéva Lessére dhe Simon Gabillet prezantuan në skenë një punim me titull "Mamalia" në një qendër arti. Nën drejtimin artistik të Edi Blloshmit, vepra mori duartrokitje të ngrohta; përzierja e baletit bashkëkohor me elementet teatrale krijoi takime në disa nivele midis dy figurave. Në fokus ishin dy entitete kureshtare që, përmes lëvizjeve që udhëtojnë nga më të papërpunuara te më të rafinuara, nxjerrin në sipërfaqe formimin e lidhjeve të paqarta të besimit dhe ciklin nga ndërtimi te shka
Mbrëmë, Maéva Lessére dhe Simon Gabillet prezantuan në skenë një punim me titull "Mamalia" në një qendër arti.
Nën drejtimin artistik të Edi Blloshmit, vepra mori duartrokitje të ngrohta; përzierja e baletit bashkëkohor me elementet teatrale krijoi takime në disa nivele midis dy figurave.
Në fokus ishin dy entitete kureshtare që, përmes lëvizjeve që udhëtojnë nga më të papërpunuara te më të rafinuara, nxjerrin në sipërfaqe formimin e lidhjeve të paqarta të besimit dhe ciklin nga ndërtimi te shkatërrimi.
Simbolika "Mamalia" u paraqit si një krijesë argjendi dhe me nuanca mistike, e projektuar për të rikthyer vëmendjen te instinktet bazë njerëzore, aty ku perceptimi funksionon përmes shqisave dhe jo përmes logjikës moderne. Personazhet erdhën me pikëpamje të ndryshme, por në rrënjë ata rrjedhin nga e njëjta përbërje instiktuale — pjesa e pavetëdijshme që shtyn reagimet e menjëhershme.
Skena vendos në dialog trupin, shpirtin dhe mendjen, duke dëshmuar se instinktet themelore udhëheqin sjelljet për mbijetesë, vetë-ruajtje dhe riprodhim pa nevojën e reflektimit të gjatë.