Çfarë e shtyn kuzhinierin 31-vjeçar t'i lërë tenxheret për grep?
Një kuzhinier 31-vjeçar nga Lezha po shndërron pasionin për grep dhe tezgjah në një biznes të mundshëm. Në punëtorinë e tij të vogël ka ngjyra, penj, grep dhe një tezgjah të vjetër. Anton Tate po punon me teknikën e thurjes dhe me tezgjah, duke sfiduar stereotipet gjinore përmes modeleve të ndryshme. Ai është kuzhinier me profesion, por këtë aktivitet e nisi rreth një viti më parë dhe synon ta zhvillojë ekonomikisht. Mbi të gjitha, në punë e mbështet mjeshtrja e artizanatit Tereze Gega nga Lezha
Një kuzhinier 31-vjeçar nga Lezha po shndërron pasionin për grep dhe tezgjah në një biznes të mundshëm.
Në punëtorinë e tij të vogël ka ngjyra, penj, grep dhe një tezgjah të vjetër.
Anton Tate po punon me teknikën e thurjes dhe me tezgjah, duke sfiduar stereotipet gjinore përmes modeleve të ndryshme.
Ai është kuzhinier me profesion, por këtë aktivitet e nisi rreth një viti më parë dhe synon ta zhvillojë ekonomikisht.
Mbi të gjitha, në punë e mbështet mjeshtrja e artizanatit Tereze Gega nga Lezha, e cila i jep këshilla dhe njohuri praktike.
Sipas atij, takimi me mjeshtren i ka dhënë mbështetje praktike dhe përmbushje profesionale.
Me durim e përkushtim, Anton po ringjall një traditë të vjetër artizanale; pasioni për grep e shtyn të vazhdojë dhe të ndjekë projekte të reja.