60 mijë faqe dhe mungesa që çudit: Pse ai rri jashtë sallës?
Avokati Plarent Ndreca e merr mbrojtjen në këtë seancë. I pandehuri ka bërë me dije se nuk do të jetë i pranishëm derisa të përfundojë leximin e dosjes prej rreth 60,000 faqesh, që iu dorëzua në qelinë e paraburgimit në Durrës rreth një muaj më parë, një vit pas arrestimit. Rasti që po shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme është procesi në themel kundër kryebashkiakut të Tiranës, ndaj të cilit përfshihen bashkëshortja Ajola Xoxa, 16 të tjerë dhe 12 shoqëri. Në sallë ndodhet prokurori i çështjes, Ols
Avokati Plarent Ndreca e merr mbrojtjen në këtë seancë. I pandehuri ka bërë me dije se nuk do të jetë i pranishëm derisa të përfundojë leximin e dosjes prej rreth 60,000 faqesh, që iu dorëzua në qelinë e paraburgimit në Durrës rreth një muaj më parë, një vit pas arrestimit.
Rasti që po shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme është procesi në themel kundër kryebashkiakut të Tiranës, ndaj të cilit përfshihen bashkëshortja Ajola Xoxa, 16 të tjerë dhe 12 shoqëri. Në sallë ndodhet prokurori i çështjes, Ols Dado, ndërsa Altin Dumani nuk është i pranishëm.
Edhe polici i burgut të Durrësit, Fatjon Baci, u sjell i shoqëruar në gjykatë nga Policia e Burgjeve. Ai akuzohet se ia dorëzoi telefonin kryebashkiakut gjatë transferimit. Seanca e mëparshme u shty pasi avokati i Bacit, Artan Simoni, mungoi.
Gjykata vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit nga seanca e 1 prillit deri sot për dy të akuzuarit kryesorë. Nga rreth 30 të pandehur dhe subjektet e përfshira, Veliaj dhe biznesmeni Elban Abule janë të vetmit me masa sigurie: Veliaj në burg, Abule në shtëpi.
Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. Kundër tij janë ngritur akuza që përfshijnë korrupsion pasiv në nëntë raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara brenda mjediseve të paraburgimit.