Pse votuan të gjithë bashkë për Rezolutën? Një presion i pazakontë
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se ndikimi i ambasadorëve të Bashkimit Europian ishte elementi vendimtar që i shtyri deputetët e Partisë Demokratike të votonin së bashku me mazhorancën në seancën e sotme. Rezoluta për Integrimin u miratua në Kuvend me 114 vota pro. Ai shpjegoi se miratimi i këtij teksti i eliminoi një prej vërejtjeve kryesore të BE-së, të lidhura me mungesën e komunikimit dhe koordinimit mes institucioneve qeveritare dhe forcave opozitare. Ai shtoi se komisionerët e BE-së kishi
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se ndikimi i ambasadorëve të Bashkimit Europian ishte elementi vendimtar që i shtyri deputetët e Partisë Demokratike të votonin së bashku me mazhorancën në seancën e sotme. Rezoluta për Integrimin u miratua në Kuvend me 114 vota pro.
Ai shpjegoi se miratimi i këtij teksti i eliminoi një prej vërejtjeve kryesore të BE-së, të lidhura me mungesën e komunikimit dhe koordinimit mes institucioneve qeveritare dhe forcave opozitare. Ai shtoi se komisionerët e BE-së kishin theksuar vazhdimisht këto pika në raportet e fundit.
Spahiu vuri në dukje se arritja e konsensusit prek çështje të tjera që ishin përmendur në raportet e Bashkimit Europian: nevojën për të krijuar hapësira më të qarta për opozitën, si dhe për t’i dhënë fund praktikave të bllokimit ose përplasjeve me natyrë të dhunshme. Për Spahiun, fshirja e këtyre pengesave përfaqëson një hap drejt rikthimit të dialogut institucionale.
Ai nuk e fshehu faktin se dakordësia mund të ketë ardhur nën presion të jashtëm, por gjykoi se rezultati mbetet pozitiv, pasi rezoluta kaloi me mbështetje të gjerë dhe shënon një hap në procesin e integrimit.
Në këtë kontekst Spahiu përmendi se ambasadorët kishin shfaqur një qëndrim kritik ndaj Sali Berishës një javë më parë, pas sulmeve të tij ndaj ambasadorit Gonzato. Sipas tij, reagimi i përfaqësuesve të BE-së ushtroi një presion që e orientoi opozitën drejt një veprimi pro-integrim, një ngjarje që ai e vlerëson si përparim për agjendën e integrimit.