Nuk do ta besoni çfarë përgatit qeveria për fëmijët deri 2030!
Qeveria ka përpiluar një strategji kombëtare zbatimi për Garancinë Europiane të Fëmijës deri në 2030, e përshtatur me prioritetet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian. Dokumenti synon të sigurojë një nivel minimal jetese për secilin fëmijë dhe të reduktojë varfërinë përmes një skeme universale mbështetëse financiare për familjet me fëmijë. Drafti parashikon shërbime të arsimimit dhe kujdesit për fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç, përfshirë një kurrikul të përbashkët për këtë grupmoshë, me theks të v
Qeveria ka përpiluar një strategji kombëtare zbatimi për Garancinë Europiane të Fëmijës deri në 2030, e përshtatur me prioritetet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian. Dokumenti synon të sigurojë një nivel minimal jetese për secilin fëmijë dhe të reduktojë varfërinë përmes një skeme universale mbështetëse financiare për familjet me fëmijë.
Drafti parashikon shërbime të arsimimit dhe kujdesit për fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç, përfshirë një kurrikul të përbashkët për këtë grupmoshë, me theks të veçantë te mirëqenia dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Sigurimi i aksesit në ushqim të shëndetshëm për fëmijët në nevojë konsiderohet ende si një sfidë kryesore.
Mes masave konkrete janë miratimi i një politike kombëtare për ushqimin në shkolla dhe pilotimi i vakteve shkollore universale e falas në bashkitë më të varfra.