Kush do të udhëheq departamentet kyçe të Nënë Tereza? Zbuloni emrat
Në qendër të vlerësimit do të jenë projektet konkrete të menaxhimit dhe transformimit të shërbimeve, me fokus në zbatueshmëri, jo vetëm kualifikimet formale të kandidatëve. Pas kontrollit të dokumenteve, komisioni i veçantë publikoi emrat që plotësojnë kushtet për t’u thirrur në intervistë për pozicionet drejtuese në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Lista e kandidatëve, sipas shërbimeve: 1. Shërbimi i Anestezi Reanimacionit — Krenar Lilaj 2. Onkohematologji Pediatrike — Donjeta Bali 3
Në qendër të vlerësimit do të jenë projektet konkrete të menaxhimit dhe transformimit të shërbimeve, me fokus në zbatueshmëri, jo vetëm kualifikimet formale të kandidatëve.
Pas kontrollit të dokumenteve, komisioni i veçantë publikoi emrat që plotësojnë kushtet për t’u thirrur në intervistë për pozicionet drejtuese në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Lista e kandidatëve, sipas shërbimeve:
1. Shërbimi i Anestezi Reanimacionit — Krenar Lilaj
2. Onkohematologji Pediatrike — Donjeta Bali
3. Nefrologji dhe Dializë Pediatrike — Diamant Shtiza
4. Alergologji — Mehmet Hoxha
5. Dermatologji — Monika Fida
6. Toksikologji Klinike — Irena Marko / Gentian Vyshka
7. Neurologji — Ilirjana Zekaj
8. Onkologji — Helidon Nina
9. Reumatologji — Artur Zoto
Secili kandidat do të prezantojë një plan katërvjeçar me synime të matshme, që lidh zhvillimin klinik të njësisë me përmirësimin e mësimdhënies dhe rritjen e kërkimit shkencor.
Në dokumentacion përfshihet gjithashtu plani për zbatimin e teknologjisë, strategjia për zhvillimin e stafit dhe një model për menaxhim më efikas të shërbimit.
Vlerësimi i kandidatëve do të përqendrohet në aftësi profesionale dhe kapacitet organizativ për të udhëhequr strukturat shëndetësore.