Fermerët në panik: Sa u rrit çmimi i plehrave brenda muajit?
Fermerët po përballen me një presion të ri financiar që rrezikon sasinë e të korrave, pasi çmimet e inputeve po rriten shpejt. Pas shpërthimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, çmimet e karburanteve u rritën dhe plehrat kimike shënuan ndryshime dramatike, deri në rritje prej rreth 40% në disa raste. Në harkun e një muaji, kostoja për kuintal urea dhe nitrati u zgjerua me rreth 1.400 lekë, ndërsa DAP-i u rrit me afërsisht 1.100 lekë për kuintal. Të dhënat tregojnë se urea ka kaluar nga 5.400 lek
Fermerët po përballen me një presion të ri financiar që rrezikon sasinë e të korrave, pasi çmimet e inputeve po rriten shpejt.
Pas shpërthimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, çmimet e karburanteve u rritën dhe plehrat kimike shënuan ndryshime dramatike, deri në rritje prej rreth 40% në disa raste.
Në harkun e një muaji, kostoja për kuintal urea dhe nitrati u zgjerua me rreth 1.400 lekë, ndërsa DAP-i u rrit me afërsisht 1.100 lekë për kuintal.
Të dhënat tregojnë se urea ka kaluar nga 5.400 lekë për kuintal në rreth 6.800 lekë; DAP-i nga 8.500 në 9.600 lekë; dhe nitrati nga 4.400 në 5.800 lekë për kuintal.
Këto lëvizje çmimesh vënë në vështirësi fermerët e vegjël, të cilët mund të heqin dorë nga përdorimi i sasive të mëdha të plehrave për shkak të kostove të shtuar.
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një përmbledhje të sjelljes së operatorëve në tregun e plehrave kimike, duke monitoruar ndryshimet e çmimeve që pas fillimit të krizës rajonale.
Institucioni paralajmëron se monitorimi është fillestar dhe se nuk ka ende rezultate për tu nxjerrë, pasi inspektimet kanë disa ditë që po zhvillohen.
Po ashtu, masat dhe ndjekja e këtij sektori po koordinohen edhe nga strukturat shtetërore për të vlerësuar nevojën për ndërhyrje dhe transparencë institucionale.