Çfarë fshihet pas aksioneve të fuqishme të policisë në bregdet?
Gjatë kontrolleve të javës së fundit u arrestuan 48 drejtues mjetesh; 26 prej tyre akuzohen për drejtim nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 22 janë kapur duke drejtuar pa leje. Autoritetet kanë shqiptuar më shumë se 26 mijë gjoba dhe masa administrative për shkelje të ndryshme të trafikut, që përfshijnë, po ashtu, mosmbajtjen e rripit ose kaskës, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit, parakalime të rrezikshme dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit dhe shkelje të tjera. Kontrollet janë intens
Gjatë kontrolleve të javës së fundit u arrestuan 48 drejtues mjetesh; 26 prej tyre akuzohen për drejtim nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 22 janë kapur duke drejtuar pa leje.
Autoritetet kanë shqiptuar më shumë se 26 mijë gjoba dhe masa administrative për shkelje të ndryshme të trafikut, që përfshijnë, po ashtu, mosmbajtjen e rripit ose kaskës, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit, parakalime të rrezikshme dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit dhe shkelje të tjera.
Kontrollet janë intensifikuar në të gjithë territorin dhe inspektimet përfshijnë përdorimin e radarëve dhe dronëve për të monitoruar qarkullimin.
Përpjekjet janë përqendruar veçanërisht në rrugët kombëtare që sjellin turistë drejt bregdetit, ku fundjavat shoqërohen me prurje të mëdha automjetesh.
Në qytete vëmendja i është kushtuar parkimeve të parregullta, të cilat shpesh pengojnë qarkullimin e përditshëm dhe aksesin e shërbimeve emergjente; vetëm në kryeqytet 258 automjete u tërhoqën me karrotrec për këto shkelje.
Forcat e rendit vijojnë punën në terren për të shmangur ngjarjet kriminale dhe bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të sinjalizojnë shkeljet kur i vërejnë.