Çfarë fsheh rikthimi i shefit të policisë rrugore në Shkodër?
Pas ndryshimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, me vendim të kreut Skënder Hita, Gëzim Nela është rikthyer në drejtimin e Sektorit të Policisë Rrugore, detyrë që kishte më parë. Burime bëjnë të ditur se kjo lëvizje ndodh rreth nëntë muaj pas rotacioneve të mëparshme në strukturë. Oficeri që mbajti drejtimin e këtij sektori për afër nëntë muaj është transferuar më pas në Durrës. Në fillim të shtatorit 2025, i njëjti zyrtar u dërgua në Tiranë, ku disa muaj u vu në krye të Sektorit të Ak
Pas ndryshimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, me vendim të kreut Skënder Hita, Gëzim Nela është rikthyer në drejtimin e Sektorit të Policisë Rrugore, detyrë që kishte më parë.
Burime bëjnë të ditur se kjo lëvizje ndodh rreth nëntë muaj pas rotacioneve të mëparshme në strukturë.
Oficeri që mbajti drejtimin e këtij sektori për afër nëntë muaj është transferuar më pas në Durrës.
Në fillim të shtatorit 2025, i njëjti zyrtar u dërgua në Tiranë, ku disa muaj u vu në krye të Sektorit të Aksidenteve Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Qarkullimit Rrugor.
Pozicionin e tij në Shkodër e mori Blerim Laçi, emër i njohur brenda radhëve të policisë për eksperiencën në fushën e qarkullimit rrugor.
Laçi ka drejtuar më parë struktura të ngjashme në qytete të ndryshme dhe ka ushtruar detyra me përgjegjësi edhe në Tiranë e Durrës.
Sipas burimeve zyrtare, vendimi për rikthimin e Gëzim Nelës është firmosur nga kreu i policisë.
Kjo lëvizje pasqyron ritmin e rotacioneve të brendshme brenda sektorit të qarkullimit rrugor në vend.